Rezarta dhe Orinda, 30 mije euro secila nga koncertet

Rezarta dhe Orinda, 30 mijë euro secila nga koncertet

Janë mike të mira, dhe që të dyja bashkë kanë arritur të kapin tregun e koncerteve të verës. Janë Orinda Huta dhe Rezarta Shkurta, që mesa duket janë në momentin e tyre më të mirë, pasi këtë verë kanë pasur oferta të shpeshta, për koncerte në gjithë bregdetin e jugut, Kosovë dhe qytete të tjera jashtë vendit.

Thuhet se dy vajzat arrijnë të marrin për një koncert 1000-1500 euro, ndërsa limiti që mund t’i vendosin një menaxheri koncertesh për të pranuar ftesën, nuk zbret poshtë 800 euro. (more…)



Stili ndryshe i Orindes

orinda huta

Ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit, duke marrë shkas nga nxjerrja e materialit më të ri muzikor në bashkëpunim me Albanin e “Product 28” të quajtur “Tradhëtia”. Madje Orinda u gjykua dhe u përfol shumë se kishte gisht në ndarjen e grupit në fjalë, të cilët për hir të së vërtetës në një periudhë fare të shkurtër arritën të realizojnë një sërë këngësh dhe videoklipesh të suksesshme.

Paparaci ynë e ka kapur Orindën afër shkollës “Petro Nini Luarasi” ndërsa drejtimin po e merrte për tek makina duke patur pak vështirësi në gjetjen e çelësave. Siç e shihni Orinda tashmë ka lënë mënjanë fundet e shkurtra apo bluzat e hapura dhe transparente ndërsa i ka lënë vendin fustaneve të gjatë, plot ngjyra të përshtatshme për stinën e verës.

Burimi:  Gazeta Shqiptare



Orinda Huta dhe Albani (Produkt 28) - Tradhetia (video)



Orinda Huta thyen heshtjen

Orinda Huta
Nuk e kishim dëgjuar zërin e këngëtares Orinda Huta që prej disa kohësh, pasi mediat përfolën nënshtësinë irlandeze të saj.

Duket se kjo ishte një arsye për t’ju shmangur daljeve të tjera nëpër gazeta e televizione, pa harruar edhe faktin që ajo nuk kishte ndonjë projekt në dorë si këngë apo album të ri. Por, pas gjithë këtyre muajve heshtje, Orinda ka vendosur që të bëhet e gjallë. Një këngë e një videoklip i ri që janë realizuar këtu në Shqipëri, do e rikthejnë edhe njëherë lolitën bukuroshe në stacionet muzikore. (more…)