Ciljeta: Me Pangon nuk me lidh dhe as me ndan gje

Ciljeta

Thashethemnaja që mori jetë ditët e fundit në shumë ambiente të Tiranës se këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga kishte kaluar provimin me ndërhyrjen e Ministrit Të Kulturës Rinisë dhe Sporteve sipas bukuroshes nuk është aspak e vërtetë. Në një intervistë për “Bluetooth” këngëtarja sqaron se këtë vit ajo nuk e ka frekuentuar shkollën për shkak të impenjimeve të saj të shumta në muzikë. Për të dhe për shumë të tjerë është fat që tashmë shkollën mund ta frekuentosh edhe pas një viti.

Studentja
Për të gjithë që nuk e dinë Çiljeta është studente në vitin e katërt në fakultetin e Shkencave Sociale. Siç sqaron edhe ajo vetë këtë vit këngëtarja seksi nuk e ka ndjekur shkollën. “Jam në vit të katërt por nuk kam dhënë provim dhe për arsye konceptesh s’jam paraqitur në provim pasi nuk dua thjesht të kaloj shkollën por dua të marr nota të mira. (more…)