Pirro Cako: Ne Shqiperi shijoj suksesin

Pirro Cako: Ne Shqiperi shijoj suksesin

Pirro Çako, kantautori më i pëlqyer dhe vlerësuar i muzikës së lehtë shqiptare, në një intervistë për revistën “Shqip” flet për muzikën, pasionin e jetës së tij. Dhe si çdo pasion i vërtetë, pavarësisht viteve në mungesë, ai as mund të tretej dhe as të shuhej, përkundrazi vetëm të ridimensionohej. Autor i dy albumeve të sukesesshme, Pirro Çako tregon për vitet e largëta të emigrimit dhe nevojën për t’u kthyer në atdhe, ku vetëm në pak kohë ndërtoi një karrierë të suksesshme, që dikur e kishte lënë në mes. Lidhja e patjetërsueshme me prindërit e tij artistë, pjesa tjetër e familjes që jeton në Paris, dëshira për të jetuar dhe shijuar Tiranën, vendlindjen e tij ku ka shumë miq dhe mall, të gjitha këto në një bashkëbisedim të ngrohtë me kantautorin.

Pirro Çako është padyshim një ndër kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Megjithëse karrierën e nis si kompozitor i suksesshëm i disa këngëve të vlerësuara gjatë viteve 1988-1990, pas një periudhe emigrimi larg atdheut, në fillim të viteve 2000, ai rikthehet në Tiranë me një dimension të ri artistik e personal, kësaj radhe si kantautor i muzikës së lehtë shqiptare. Në karrierën e tij të re shtatë vjeçare, përmblidhen dy albume, të një suksesi të padiskutuar, ku dëgjuesit kanë patur mundësi të ndiejnë shijen e vërtetë të muzikës që prodhohet me zemër. I vlerësuar me çmime për “albumin më të mirë”, “kantautorin më të mirë mashkull”, gjithashtu i vlerësuar disa herë me çmime të para apo të dyta në kompeticione të ndryshme të artit, Pirro Çako vazhdon të jetë në “pole position”. (more…)



Pirro Cako mbetet ne shoqerine e meshkujve

Pirro Cako

Pasi është përfolur për divorcin nga bashkëshortja e tij Inva Mula, gjithmonë e më shumë Pirro Çako vazhdon të mbetet në shoqërinë e meshkujve. Lajmi i ndarjes na ka bërë të mendojmë ndoshta për ndonjë lidhje tjetër në jetën e Pirros, por duket se për momentin asgjë e re nuk po shfaqet në horizont.

Ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë koment rreth martesës apo ndarjes së tij, Pirro Çako vazhdon të frekuentojë ambientet dhe festat publike duke e anashkaluar tërësisht këtë fakt. Të enjten në mbrëmje ai ka qenë në shoqërinë e miqve të tij të hershëm Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka, ndërsa është takuar aty edhe me disa nga kolegët këngëtarë.

Ndërkohë mësojmë se pas ndarjes nga Inva, për të cilën nuk dihet nëse është zyrtarizuar, djali i tyre i vetëm vazhdon të jetojë në Francë me të ëmën.

Burimi: Gazeta Panorama Plus



Pirro Cako - Une “Ai”, ti “Ajo” (video dhe teksti)

Teksti i kenges:

Pirro Cako: Une “Ai”, ti “Ajo”

Ja, ra mbremja. Ti s’je me.
Ku ke shkuar? Une s’e di.
Ne u prishem per hicgje,
edhe gjate do mbajme meri.

Do harrohen telefonat,
neper pellgje syte do te na thahen.
Si prelud do te bjere nga qielli,
nje debore… kristal e bardhe.

Refreni

Dhe keshtu, gjersa nje dite,
te na thote jeta ne: harro!

Do te mbesim anonime,
do te jemi ne peremra,
Une “Ai” dhe ti “Ajo”. (more…)



Pirro Cako dhe Elsa Lila - Per nje kafe ne Tirane