
Është padyshim një ndër vokalet më të mirë që ka Shqipëria por jo vetëm. Këngëtarja Ledina Çelo gjithmonë habit me performancat e saj në skenë, nëpër festivale apo koncerte ku është e ftuar ndërsa pamjes së jashtme i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme. Trupin e ka gjithmonë në formë dhe dietat janë në maksimum në mënyrë që të mos shtojë asnjë kilogram të padëshi-rueshëm që do të bënte ndryshimin në linjat e saj.
E kur flasim për këto të fundit, gjithmonë janë perfekte, dhe ku mund të duken më mirë sesa në këto foto që “Bluetooth” ka zbuluar. Në këto pamje Ledina është me pushime, ditë relaksi të cilat i ka organizuar me miqtë e saj por në këto foto ajo shfaqet vetëm me njërën prej mikeshave.
Është gjithmonë shumë e vëmendshme që të jetë jashtë vëmendjes së gazetarëve apo paparacëve dhe kujdeset që pushimet t’i bëjë gjithmonë larg vendeve ku qëndron pjesa më e madhe e pushuesve që mund të kenë zgjedhur të njëjtin vend me të. Nuk është se fotot nuk i ka qejf, por ato dëshiron t’i ketë vetëm për vete, foto private që i realizon me të afërm apo miq të saj. Por ja që ne kemi mundur të sigurojmë disa prej tyre ku Ledina duket më e bukur se kurrë. (more…)

