
Pasi është përfolur për divorcin nga bashkëshortja e tij Inva Mula, gjithmonë e më shumë Pirro Çako vazhdon të mbetet në shoqërinë e meshkujve. Lajmi i ndarjes na ka bërë të mendojmë ndoshta për ndonjë lidhje tjetër në jetën e Pirros, por duket se për momentin asgjë e re nuk po shfaqet në horizont.
Ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë koment rreth martesës apo ndarjes së tij, Pirro Çako vazhdon të frekuentojë ambientet dhe festat publike duke e anashkaluar tërësisht këtë fakt. Të enjten në mbrëmje ai ka qenë në shoqërinë e miqve të tij të hershëm Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka, ndërsa është takuar aty edhe me disa nga kolegët këngëtarë.
Ndërkohë mësojmë se pas ndarjes nga Inva, për të cilën nuk dihet nëse është zyrtarizuar, djali i tyre i vetëm vazhdon të jetojë në Francë me të ëmën.
Burimi: Gazeta Panorama Plus
