Rezarta dhe Orinda, 30 mije euro secila nga koncertet

Rezarta dhe Orinda, 30 mijë euro secila nga koncertet

Janë mike të mira, dhe që të dyja bashkë kanë arritur të kapin tregun e koncerteve të verës. Janë Orinda Huta dhe Rezarta Shkurta, që mesa duket janë në momentin e tyre më të mirë, pasi këtë verë kanë pasur oferta të shpeshta, për koncerte në gjithë bregdetin e jugut, Kosovë dhe qytete të tjera jashtë vendit.

Thuhet se dy vajzat arrijnë të marrin për një koncert 1000-1500 euro, ndërsa limiti që mund t’i vendosin një menaxheri koncertesh për të pranuar ftesën, nuk zbret poshtë 800 euro. (more…)



Rezarta Shkurta - Ceremonia e marteses ne bordin e nje anijeje

Rezarta Shkurta

Tani është në stinën e gabuar, sepse preferon vjeshtën. Është Rezarta Shkurta, për të cilën kjo stinë që i ka të gjitha në maksimum, është e tepërt, pasi asaj i pëlqen diçka e mesme. Sapo është kthyer nga Kosova me kupën e festivalit “Çelësi muzikor”, ku fitoi çmim të parë me këngën “Kapriçoza”. Me pantallona të shkurtra, një veshje e stiluar nga Rezarta Skifteri ishte ideuar fiks për këngën me tekst të Turit të “Produkt 28”, ku fabula është e ndërtuar mbi marrëzitë e stinës së nxehtë, ku nuk mungojnë ngacmimet e flirtet në pishinë. Por në jetën që bën, ajo tregon se nuk më kohë për këto. Është në momentin që i merr gjërat seriozisht, edhe pse është vetëm 22 vjeç.

Është gati për pushime të vërteta në Dubai, Turqi, apo Kroaci me bashkëshortin, Ermalin pas të cilit lë kokën. Sepse ai i plotëson tekat, dhe të dy së bashku janë një “çift i çmendur”, që në fakt nuk planifikojnë asgjë. Bëjnë një jetë në lëvizje, e që nuk kanë fare lidhje me planifikimet, që të marrin frymën. “E kemi zakon që i lëmë gjërat për në momentin e fundit”, tregon Rezarta. Edhe pse ende s’i kanë nisur pushimet ajo bën plazh çdo fundjavë, pasi i alternon me koncertet në bregdet. (more…)



Rezarta Shkurta ndryshon look

Rezarta Shkurta ndryshon look

Në vështrimin e parë nuk do ta besonim se kjo është Rezarta Shkurta. Sepse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të gjata. Por këtë radhë, Rezi ka ndryshuar look dhe ka vendosur të mos përdorë as extension. Flokët e shkurtra ndoshta e tregojnë më pak lozonjare, megjithatë i japin hijeshi dhe më shumë seriozitet.

Gjithsesi duke njohur natyrën e saj, që gjithmonë di të surprizojë me lookun besojmë, se ndoshta herën tjetër që do e shohim do të kemi sërish diçka ndryshe. Sepse Rezit nuk i mungojnë idetë kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme të cilën e ka shumë për zemër.

Burimi: Gazeta Panorama Plus



Top Fest 5: Rezarta Shkurta - Kafazi (video dhe mp3)

Per te shkarkuar kengen klikoni ketu!

Romantic Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta

E pasionuar pas veshjeve klasike. E çmendur pas romaneve të Tolstoit dhe gjithçkaje tjetër me kusht që të jetë romantike. Sepse Rezarta Shkurta e ka të vështirë të dalë nga natyra e saj që mund të jetë vetëm kështu: romantike.

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?

Nuk mund të them se kam ndryshuar shumë, por diçka po. Normalisht bëhesh më e vetëdijshme përsa i përket profesionit tënd. Si do të paraqitesh dhe çfarë kërkon prej vetes.

Çfarë lexon përgjithësisht?

Zakonisht me pëlqejnë romanacat. Mbase sepse jam shumë romantike.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?

Mund të bëhet kjo gjë? (qesh). Absolutisht jo. Duhet të shijojmë çdo gjë në këtë jetë, si rininë ashtu edhe plakjen. (more…)

Rezarta Shkurta - Natyrisht