Zbulohet “rivalja” e Greta Kocit

Greta, Eni, Stine

Eshtë e motra Eni Koçi, 12 vjeçe, e cila në gusht pritet të bëjë lançimin e bujshëm.

Mesa duket në rastin e dy motrave Koçi vërtetohet plotësisht shprehja “Bëj mama të të ngjaj”. Afërdita, e ëma e këngëtares shumë të pëlqyer për momentin, Greta Koçit, e cila e do shumë këngën, madje ka edhe vetë një zë të mirë, ka besuar gjithmonë, që po të punojë shumë e bija një ditë do të bëhet këngëtare shumë e mirë, dhe ia ka dalë. Greta e cila u shfaq për herë të parë në publik rreth katër vite më parë tek programi “Ethet”, gjeti shtigje të tjera për t’u lançuar si këngëtare.

Që në fillim zgjodhi këngë të mira për të hyrë në treg dhe suksesi nuk vonoi. Kompozimet e reja dhe klipet e herë pas hershme bënë që vajza shkodrane edhe pse në moshë të re, të spikasë në tregun e tejmbushur me këngëtarë. Aleatët e saj në këtë sukses kanë qenë prindërit, të cilët e shoqërojnë në çdo aktivitet. Dhe ja ku është sot, në prag të shtatëmbëdhjetë vjetorit të saj, me një album të suksesshëm dhe disa klipe që kanë tërhequr gjithmonë vemendjen për idenë dhe performancat e këngëtares. (more…)