Publikuar me August 10, 2008 nga AlbanianSound

Ai është lideri i një prej grupeve më të suksesshme të rrokut në hapësirën mbarëshqiptare. Quhet Mentor Haziri, është vetëm 26 vjeç dhe përpos muzikës punon gjithashtu me ndërkombëtar, si përkthyes. Kjo është një punë që i pëlqen po aq shumë, sepse në thelb, si kjo ashtu dhe muzika kanë i mundësojnë komunikimin me njerëzit.
Do të bëheshit të njohur pas një lançimi të suksesshëm në Kosovë.
Po, kanë qenë një sërë mediumesh (radio dhe televizione) kosovare të cilat u dhanë jehonë krijimeve tona të para në muzikë. Qenë fillime të mbara.
Pastaj ishte “Top Fest 2004” që ju bëri të njohur edhe në Shqipëri. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?
Sot në Shqipëri po ndodhin gjëra pozitive përsa i takon lançimit dhe propagandimit të muzikës së mirëfilltë. Top Festi është i vetmi eveniment i tipit “Mtv Grammy Avvards” që mbahet në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja pse pranuam të lançoheshim në këtë festival, sepse zakonisht nuk marrim pjesë nëpër konkurime të tjera të ngjashme. (more…)
Publikuar me March 1, 2008 nga AlbanianSound

Është një baladë rroku, kënga me të cilën Besa do të jetë këtë vit në Top Fest. Këngëtarja e cila vitin e kaluar nuk mungoi thuajse në asnjë aktivitet muzikor në kryeqytet, duket se edhe këtë vit e ka nisur me projekte konkrete. Prej disa javësh ajo ka qenë në Rumani dhe është kthyer, që andej me këngën e përfunduar. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Daniel Aleksandrov, kompozitor edhe i këngës me të cilën Besa u prezantua vitin e kaluar në festivalin “Kënga magjike”.
Po kështu i njëjtë është edhe autori i tesktit, Olti Curri. “Është një baladë rroku dhe mund të them, ndër më të preferuarat e mia”, tregon këngëtarja. “Është një nga ato gjëra, që më pëlqejnë dhe ku ka shumë dashuri”, pohon ajo, duke shtuar se kënga do të prezantohet në Top-fest, shumë shpejt. Besa thotë se përveç këngës, risi do të ketë edhe në prezantimin e saj skenik, të cilin është duke e menduar në detaje për të sjellë ndryshime dhe veçori, që do të përshtaten edhe me stilin e këngës. Ndërkohë, përveç Top-festit ajo shton, se është duke punuar paralelisht edhe për albumin e saj të dytë, që pritet të jetë në tregun muzikor brenda 6 muajve. Sa për jetën private? Gjithçka shkon mirë me bashkëjetesën, por ajo nuk është gati për martesë. Ndjehet e vogël për një hap të madh.
Burimi: Gazeta Panorama