Flaka “digjet” për Eurovizionin

Flaka Krelani

Drejtori i RTK, Zatriçi, pohon se për momentin janë fokusuar tek anëtarësimi në EBU.

Pas gjithe euforise qe solli me vete Pavaresia e Kosoves, lind pyetja se a do te kete perfaqesues per ne “Eurovizion”. Lidhur me kete ceshtje, Flaka Krelani, nje nder talentet e reja te skenes shqiptare dhe asaj kosovare, tashme ka nje arsye me shume per te shpresuar ne pjesemarrjen e saj ne “Eurovizion”. Por mesa duket, kjo deshire do te mbetet e parealizuar per kete vit, pasi shtetit te ri i duhet me pare te beje anetaresimin formal ne EBU. Sidoqofte, Flaka rrefen per gazeten “Korrieri” se: “Do te isha shume e lumtur qe kete vit te merrja pjese ne “Eurovizion”, aq me teper kur kenga qe prezantuam kete vit se bashku me Doruntinen u pelqye. Nuk ka gje me te bukur se t’i tregosh vendit mikprites, qe me ne fund jemi nje shtet, duan apo s’duan ta pranojne ata”. Nga ana tjeter, kengetarja pohon se gjer tani nuk ka degjuar asgje konkrete nga RTK-ja. “Nuk di asgje lidhur me kete teme dhe nuk jam interesuar prane RTK-se, por di qe ende nuk eshte konfirmuar anetaresimi i Kosoves ne EBU. Por, ne qofte se ndodh nje gje e tille, do te me pelqente nje ftese e tille, por une vete nuk do te kerkoja, pasi perben konflikt interesi. (more…)