
Është cilësuar gjithmonë si një nga këngëtaret më energjike dhe më të mira që përmban tregumuzikor. Deri më tani të gjithë këngët
e saj kanë qenë në majën e klasifikimeve muzikore, dhe e veçanta ka qenë edhe klipi që i ka shkuar për shtat çdo kënge. Pas gjithë këtyre, i tillë ishte dhe bashkëpunimi i saj me Getoarin, një prej repërave më të pëlqyer të momentit, aq sa publiku dëshironte t’I shihte sërish bashkë. Por këtë herë, Genta Ismajli, vajza simpatike nga Kosova, duket se si ka ‘zhgënjyer’ fansat e saj. U anoncua prej kohësh që ajo po përgatitej për një këngë të re dhe klipin që do e shoqëronte, ndërsa të gjithë ishin kuriozë se ç’do të sillte Genta këtë herë. Nuk vonoi shumë dhe të gjithë në kanalin muzikor ku këngëtarja publikon gjithmonë këngët e saj panë një tjetër Genta. (more…)
