“Vogëlushet” e skenës

Samanta Karavello

 

Kush janë këngëtaret nën moshën 18 vjeçare që kanë pushtuar ekranet e Shqipërisë.

Nuk i kanë mbushur ende të 18-at për t’u quajtur vajza mazhorene dhe sërish kanë guxuar të marrin pjesë nëpër festivale të rëndësishme, që edhe një këngëtar i rritur do të mendohej gjatë përpara se të vinte këmbët në skenë. Kjo ndodhi edhe me Olta Bokën, vajzën që sapo ka mbushur 16 vjeçe e që në festivalin e fundvitit në RTSH la pas edhe profesionistët e muzikës. Hera e parë rezultoi edhe si një ogur i mirë për vajzën e vogël që kishte provuar të këndonte vetëm në festivale për fëmijë. “Kam marrë pjesë shpesh nëpër aktivitete fëmijërore dhe dalja në këtë festival mund të them se ishte një rastësi. Nuk e prisja çmimin e parë, duke e ditur që atje konkurronin edhe emra të tjerë të mëdhenj, ndaj dhe frika që kisha atë natë ishte e justifikueshme. Mendoj se nuk ishte vetëm talent, por edhe fat”, thotë Olta. Një vajzë ende e parritur si ajo ka gjithnjë nevojë për kujdesin prindëror. (more…)