Publikuar me August 1, 2008 nga AlbanianSound

Vera e ketij viti e ka gjetur shume prane publikut shqiptar. Jo vetem me turnete e koncerteve ne te gjithe vendin, por edhe fale dy kengeve te reja, qe Vesa Luma ka lancuar. “Ik kur te le une” dhe “Eja”, ndonese me dy tituj qe sjellin kuptime krejt te ndryshme, e prezantojne Vesa Lumen energjike, te gjalle dhe plot risi. Sigurisht nje pjese e ketij suksesi veror i dedikohet edhe bashkepunimit te fundit me Turin, e “Produkt 28”.
Kenga e fundit, qe ke lancuar eshte “Eja”, nje bashkepunim me Turin e “Produkt 28”. Si lindi iedja per kete duet?
Ishte ftesa e Turit, e cila me beri shume pershtypje, sepse gjithmone me kane pelqyer kenget e “Produkt 28”, por Turin e kam njohur edhe me heret, ndaj e pranova me shume kenaqesi.
A eshte kjo kenge nje menyre per te bere me shume fansa ne Shqiperi?
Une faktikisht e kam filluar karrieren muzikore ne Shqiperi dhe kjo kenge them, qe me shume eshte nje bashkepunim i shendoshe mes dy kengetareve, qe jetojne ne vende te ndryshme, por me publik te njejte. (more…)
Publikuar me March 11, 2008 nga AlbanianSound

Nje anketim ne internet e nxjerr kengetaren e re shume me lart se emra te tjere pretendente.
Sipas një anketimi që ka bërë një sit tepër i klikuar në internet, rezulton që këngëtarja Elvana Gjata të ketë numrin më të madh të votave për femrën më seksi në muzikën shqiptare. Ajo ka lënë pas emra të tjerë të njohur, si Genta Ismaili, Adelina, Zanfina e shumë të tjera. Përpos këtij vlerësimi pozitiv, duket se vetë Elvana në muzikën e saj nuk i mëshon shumë aspektit të pamjes fizike, sepse ajo tashmë është një këngëtare e afirmuar që realizon hite të jashtëzakonshme, që kanë qëlluar në shijet e publikut të kudondodhur. Ndonëse ajo nuk bën pjesë në kategorinë e atyre vajzave që, për hir të komercialitetit, nxjerrin sa më shumë në pah format fizike, sërish Elvana ia ka dalë mbanë që të jetë më e klikuara në anketimin e realizuar, duke u shpallur kësisoj këngëtarja më seksi. Në anketimet e mëparshme janë pozicionuar për dy vjet me radhë Adelina Ismaili ndërsa vitin e tretë e motra e saj, Zanfina.
Burimi: Gazeta Korrieri
Publikuar me February 12, 2008 nga AlbanianSound

Është njohur ngahera nga të gjithë si një femër mjaft energjike ku në çdo vend që shkon, dhe në çdo skenë që prek, e përvetëson duke përçuar në këtë mënyrë ritmin dhe entuziazmin. Duke rrespektuar gjithmonë limitet e saj si këngëtare e për më tepër me një imazh shumë të rregullt skenik këngëtarja Kosovare Genta Ismajli ka krijuar stilin e saj të veshjes dhe paraqitjes që të gjithë e admirojnë.
Nuk ka preferuar ta teprojë asnjëherë me ‘zhveshjen’ apo rrobat tejet seksi, por vetë imazhi i saj ka bërë që të kalojë çdo limit klasifikimi dhe të shndërrohet në këngëtaren më seksi të momentit. Prej kohësh siti në internet www.albaniac.com organizon sondazhin në bazë të klikimeve dhe rezultati është absolut, Genta triumfon duke u klasifikuar në vendin e parë me 32.3% të votimeve duke marrë për vete me qindra e qindra klikime. (more…)