Afërdita Dreshaj ka arritur prej vitesh suksesin në Michigan të Amerikës, si modele. Kurse në Shqipëri, ajo u bë e njohur vetëm pasi mori pjesë në “Miss Shqipëria 2007”, ku u shpall dhe shoqëruesja e parë e misit.
Duke qenë se njerëzit prisnin që në fakt titullin ta fitonte ajo, Afërdita na mbeti në mendje të gjithëve. Po kjo edhe për një arsye tjetër… Ato kohë përflitej se bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi kishte një lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi. Pas një heshtjeje të gjatë, pak muaj më parë çifti e pranoi lidhjen edhe publikisht. Afërdita tregon se ata të dy duhen shumë dhe se lidhja e tyre është serioze. As martesa, s`duhet përjashtuar! (more…)
Për herë të parë çifti shfaqet në një ambient publik në Shqipëri.
Për herë të parë janë shfaqur së bashku në Tiranë duke iu mbyllur gojën një herë e përgjithmonë fjalëve, që thuhen për lidhjen mes tyre, apo edhe për lidhje të tjera jashtë kësaj marrëdhënieje. Shpat Kasapi dhe e dashura e tij, modelja Afërdita Dreshaj ishin mbrëmjen e së enjtes mes të ftuarve të Petri Bozos në 10-vjetorin e Miss Shqipërisë. Duke kujtuar faktin, që Afërdita ka qenë mes vajzave konkurrente të këtij konkursi bukurie, çifti nuk i kanë “jo” ftesës, që është bërë për të dy. Edhe pse kanë ardhur me vonesë Afërdita dhe Shpati kanë tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve.
Bukuroshja nga Mali i Zi, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë mente, më nje grim të lehtë dhe luk të këndshëm i ka vënë ndoshta në siklet disa prej shoqeve të saj, jo vetëm se sa ka ditur të marrë mbi vete blicet e fotografëve dhe kamerave, por edhe shikimet e të pranishmëve të tjerë duke spikatur veçanërisht për trupin e saj të gjatë. (more…)
Reagimit i këngëtarit Shpat Kasapi, pas publikimit të fotove, në shtrat me dy meshkuj.
Publikimi i disa fotove të këngëtarit Shpat Kasapi në shtrat me dy meshkuj të tjerë nga një e përjavshme në Tiranë do të bëhej objekt bisede gjatë ditëve të muajit shkurt në shumë ambiente. E për më tepër komenti që i përfshinte ata në skena erotike do të ishte edhe më i çuditshëm. Për herë të parë këngëtari flet duke rrëfyer të vërtetën e natës 9 shkurt, ku ai gjendej në Tiranë për një koncert. Arsyet përse gjendej në shtrat me dy meshkuj dhe përgënjeshtrimi i gjithë akuzave të tjera të hedhura mbi të.
Këto ditë në një revistë të përjavshme të Tiranës kanë dalë disa foto për atë natë, që ju keni qeni i ftuar në një club. Si qëndron e vërteta? Po kam qenë në Tiranë në datë 9 shkurt nga një festë që më është bërë nga club “Oaziz”. Ja kalova shumë mire, si në çdo koncert tjetër. S’kishte asnjë gjë të veçantë. Përse e keni fjalën? Ka pasur disa foto që janë botuar në këtë revistë, ku ju ishit në shtrat me dy meshkuj të tjerë? Në shtrat…!!! Kam qenë në një dhomë me shoferin dhe mikun tim. Asgjë më shumë pasi nga klubi u kthyem vonë dhe të lodhur por prapë nuk po kuptoj pyetjen tuaj. (more…)