Pirro Cako: Ne Shqiperi shijoj suksesin

Pirro Cako: Ne Shqiperi shijoj suksesin

Pirro Çako, kantautori më i pëlqyer dhe vlerësuar i muzikës së lehtë shqiptare, në një intervistë për revistën “Shqip” flet për muzikën, pasionin e jetës së tij. Dhe si çdo pasion i vërtetë, pavarësisht viteve në mungesë, ai as mund të tretej dhe as të shuhej, përkundrazi vetëm të ridimensionohej. Autor i dy albumeve të sukesesshme, Pirro Çako tregon për vitet e largëta të emigrimit dhe nevojën për t’u kthyer në atdhe, ku vetëm në pak kohë ndërtoi një karrierë të suksesshme, që dikur e kishte lënë në mes. Lidhja e patjetërsueshme me prindërit e tij artistë, pjesa tjetër e familjes që jeton në Paris, dëshira për të jetuar dhe shijuar Tiranën, vendlindjen e tij ku ka shumë miq dhe mall, të gjitha këto në një bashkëbisedim të ngrohtë me kantautorin.

Pirro Çako është padyshim një ndër kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Megjithëse karrierën e nis si kompozitor i suksesshëm i disa këngëve të vlerësuara gjatë viteve 1988-1990, pas një periudhe emigrimi larg atdheut, në fillim të viteve 2000, ai rikthehet në Tiranë me një dimension të ri artistik e personal, kësaj radhe si kantautor i muzikës së lehtë shqiptare. Në karrierën e tij të re shtatë vjeçare, përmblidhen dy albume, të një suksesi të padiskutuar, ku dëgjuesit kanë patur mundësi të ndiejnë shijen e vërtetë të muzikës që prodhohet me zemër. I vlerësuar me çmime për “albumin më të mirë”, “kantautorin më të mirë mashkull”, gjithashtu i vlerësuar disa herë me çmime të para apo të dyta në kompeticione të ndryshme të artit, Pirro Çako vazhdon të jetë në “pole position”. (more…)



Gerta Heta rikthehet ne Shqiperi me projekte muzikore

Gerta Heta

Pasi ka përfunduar kontratën me “News 24” Gerta Heta u largua për pak kohë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duket se këtë periudhë shkëputjeje nga ekrani, ajo e ka shfrytëzuar për të tjera pasione, që lidhen me botën e artit. Dhe këtë radhë me muzikën. Në fakt për Gertën kjo nuk është një fushë eksperimentale, por tashmë e provuar ndonëse jo me synime të largëta për të qenë këngëtare.

Megjithatë këto ditë ajo ka nxjerrë edhe një këngë të re, të shoqëruar me një videoklip. “Dhe vjen tek unë” është kënga, që mësojmë se Gerta e ka realizuar gati një vit më parë, por vetëm tashmë vendosi të shoqërojë me videon, brenda së cilës ka futur edhe disa sekuenca nga koncerti i zhvilluar përpara pak kohësh në New York.

Kënga është kompozuar nga vëllai i Gertës, i cili është në pjesën më të madhe të rasteve, krijues i këngëve të saj. Njëkohësisht, gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gerta Heta ka realizuar edhe një këngë në gjuhën angleze, e shoqëruar gjithashtu me një videoklip, që shumë shpejt pritet të shfaqet në ekranet shqiptare. Sa për televizionin? Duke qenë se do të jetë në Shqipëri, të paktën deri në fund të verës ajo do të marrë në konsideratë çdo ofertë, që do t’i bëhet në këtë drejtim. Ndonëse në këtë periudhë duket se i është dhënë më shumë muzikës.

Burimi: Gazeta Panorama Plus



Greta Koci heq dore nga Top Fest per turnete ne Shqiperi

Greta Koci

Ka nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin, këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj, në fillim të muajit mars. Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet të vendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupë baleti.

Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistike të vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit. Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. (more…)



Greta Koci nis nje turne muzikor ne qytetet shqiptare

Greta Koci

Kengetarja ka vendosur te performoje live ne qytete te ndryshme, shoqeruar nga nje bande personale dhe staf profesionistesh.

Asnje kengetar gjer me sot nuk ka arritur te beje nje turne neper gjithe qytetet e vendit tone, duke ngelur thjesht nje “skelet ne sirtar” per secilin prej tyre. Siparin e kthimit te kesaj endrre ne realitet duket se e ka ndermarre kengetarja Greta Koci. Se shpejti ajo do te niset ne turne ne qytete te ndryshme te vendit, me nje bande personale dhe nje staf profesional prej 50 vetash, qe do ta shoqerojne kudo me performancat e saj. Nuk eshte mjaftuar me daljet e njepasnjeshme te klipeve dhe kengeve te saj te reja. Edhe pse e re ne moshe, Greta Koci duket se ka gjetur formulen magjike per te qene gjithnje ne qender vemendjes mediatike. Kjo jo fale skandaleve apo thashethemeve te ndryshme, por krijimeve te shumta artistike qe lancon ne tregun muzikor. Por kesaj here prezantohet me e kompletuar, me nje program tanime gati dhe nje tur koncertesh ne gjithe vendin. Qytete si Velipoja, Shengjini, Durresi, Vlora, Saranda, Ulqini, Struga etj., do te kene shansin te ndjekin performancat live te kengetares dhe nje repertor qe do te permbaje rreth 20 kenge. (more…)