-
Artikujt e fundit
-
Komentet e fundit
- arberesha on Zbulohet “rivalja” e Greta Kocit
- kushtrim on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona dhe elona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- lela on Lidhja sekrete e Alban Skenderajt me kengetaren Miriam Cani
Per te shkarkuar kengen klikoni ketu!
Teksti i kenges:
Yjet e Panjohura - Lamtumire
Shpirt, nese akoma nuk ke fjetur,
te lutem lere pak dritaren hapur,
sepse dua te pyes henen a ka pare ndonjehere
nje vajze me te bukur se ty.
Lamtumire te them
por jo lamtumire s’do te kete.
Atje ku po shkoj
dikush tjeter tani po me pret.
Cdo mengjes ty te shikoja
dhe mendoja e mendoja,
vec nje fjale nga zemra ime
ty te te thoja.
Cdo mengjes ty te shikoja
dhe mendoja e mendoja,
vec nje here ne krahet e mia
ty te perqafoja.
Lamtumire te them
por jo lamtumire s’do te kete.
Atje ku po shkoj
dikush tjeter tani po me pret. (more…)

Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë
Jo vetëm shqiptarët vjedhin, por edhe bullgarët kanë filluar të huazojnë këngët pa asnjë të drejtë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këngëtaren Greta Koçi, e cila pretendon se i është “grabitur” krijimi i saj, nga një këngëtare bullgare e quajtur Emanuela. Në vitin 2006 ajo hodhi në treg një këngë me videoklip të titulluar “Njëherë po, njëherë jo”. Pas promovimit në televizionet muzikore shqiptare, Greta vendosi që muzika e saj të dëgjohej edhe në vendet fqinje, e pikërisht në Bullgari.
Me bindjen për të “shijuar” suksesin edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, këngët e saj transmetohen në televizionin muzikor Tv Ballkanika. Nga ky sukses është munduar të përfitojë edhe këngëtarja bullgare Emanuela, e cila ka pubikuar së fundi versionin bullgar të këngës së Greta Koçit, “Një herë po, një herë jo”. Këngëtarja ka huazuar këtë këngë pa asnjë lloj të drejte autori, madje ka realizuar edhe videoklip, i cili transmetohet në Bullgari. Kjo çështje ka shtuar akoma më shumë suksesin e Gretës në këtë shtet dhe diskutimet rreth saj janë shtuar. Nëpër forume muzikore në internet komentohet më së shumti kënga e cila i është vjedhur Gretës. Mirëpo, faktet tregojnë të kundërtën. Greta e ka publikuar këtë këngë në vitin 2006, ndërsa Emanuela në vitin 2007, pra më vonë. Videoklipi i këngëtares bullgare ndodhet në faqen e internetit “youtube” dhe muzika është kopje e dallueshme qartë e këngës së Gretës. Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë.
E shndërruar tashmë në një yll të vërtetë të muzikës shqiptare, sukseset e saj janë të njëpasnjëshme. Kjo, falë talentit të saj dhe punës intensive, të cilët janë përcaktuesit e një karriere të gjatë në këtë fushë. Është mësuar që e vogël me një sukses të tillë, i cili jo vetëm që nuk e ka bërë euforike, por e ka shtyrë të punojë akoma më tepër.
Ajo çka vlen për t’u theksuar është se këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat, duke e pozicionuar mirë në top listën e këngëtarëve shqiptarë. (more…)
Leonora Jakupi - Një herë në jetë
Dua ta ndjej
cdo prekje nga ti
se sonte mes nesh
nuk ka më kufij.
Dua të puth
cdo herë e më gjatë
kjo është dashuri
s’është mekat.
Nje herë në jetë
ndale kohen vec për mua
që ta shuaj këtë zjarr që e kam.
Një herë në jetë
më pushto me puthjet e tua
ta kuptosh se e jotja un jam
e jotja sonte jam. (more…)
