-
Artikujt e fundit
-
Komentet e fundit
- arberesha on Zbulohet “rivalja” e Greta Kocit
- kushtrim on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona dhe elona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- lela on Lidhja sekrete e Alban Skenderajt me kengetaren Miriam Cani

Kalojnë gati gjithë ditën bashkë duke qenë se edhe puna i lidh mjaft. Përveçse shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ata janë
edhe pjesë të familjes së madhe Radio NRG, pas të cilës janë shumë të përkushtuar.
Edhe në këtë festë Soni dhe Flori kanë qenë sigurisht afër njëri-tjetrit, por ajo që të bën më shumë përshtypje teksa i sheh është fakti që nuk largohen për asnjë moment nga njëri-tjetri edhe në rastet që një gjë e tillë ndodh, shoqërohen me sy. Duhen aq shumë, sa në çdo moment e tregojnë afeksionin. Flori i hedh herë pas here dorën në qafë apo tek-tuk këmbejnë edhe ndonjë puthje apo ledhatim.
Burimi: Revista Bluetooth

Është koha kur klipe të reja vazhdojnë të shfaqen çdo ditë në ekranet shqiptare dhe këngëtarët tanë i shohim të eksperimentojnë e të provojnë në rryma të ndryshme.
Por sigurisht, në gjithë prurjet e mëdha muzikore vetëm tek disa prej tyre vlen të ndalesh.
Dhe në fakt, Julka nuk mund të kalonte pa u vënë re. Sepse nga vajza e dikurshme e “Amin”, tek kënga “Gangsta” ajo ka ndryshuar tërësisht. Zëri i ëmbël dhe vajza joshëse janë shndërruar në një femër protestuese, që këndon R&B dhe hip-hop. Sigurisht në këtë mes, përmes dëshirës së Julkës për t’u prezantuar ndryshe është edhe “dora” e Andit, që krijon muzikën. Nuk mungon as ndikimi i Florit, që vazhdon të shfaqet thuajse në të gjitha videoklipet e anëtarëve të grupit të “NRG”, ku duket se kohët e fundit është shtuar edhe Big Basta.
Ndonëse në luk nuk sjell shumë ndryshime të paktën, që nga hera e fundit, kur e kemi parë tek “Kënga magjike”, në mënyrën e të kënduarit Julka është një personazh tjetër. “Është një këngë ndryshe nga ato, ku më keni parë deri tani, megjithatë nuk e ndiej të huaj”, tregon ajo duke mos e mohuar mundësinë e një kënge tjetër në këtë rrymë. Sa për praninë e Florit, Sonit dhe Andit në këtë klip? Ata nuk janë thjesht figurantë, por tregues të marrëdhënieve të mira të grupit. Dhe pse jo, një mënyrë për të kërkuar më shumë sukses.
Burimi: Gazeta Panorama
Soni Malaj po mendon të sjellë për fansat e saj diçka vërtet shumë të veçantë me plot ritëm dhe melodi. Së fundmi flitet do të sjellë një këngë ndryshe që thuhet se do të jetë një surprizë e bukur. Këngëtarja që e ka vënë veten në provë në shumë zhanret muzikore, me një shumëllojshmëri zgjedhjesh që nga muzika pupullore, ajo pop dhe R&B e duke përfunduar deri tek baladat, tregon se i pëlqen të vijë pranë publikut gjithmonë e veçantë.
Ndoshta dhe këtë herë do të jetë kështu… Përsa i përket këngës së re, dihet vetëm që ajo do të shoqërtohet nga një klip i regjistuar në një nga studiot në Maqedoni, ku për hir të së vërtetës rezultati shpesh ka qenë vërtet cilësor.
Ndërsa sesi do të jetë ajo, për çfarë do të flasë dhe si do të jetë i ndërtuar videoklipi për momentin është gjithçka mister. Duket se Soni dëshiron t’i bëjë më parë gjërat pastaj të “mburret me to”. Më mirë kështu…
Burimi: Gazeta Shqiptare

