
Tashmë nga familja Koçi ka lindur një tjetër talent, për të cilin të gjithë ndihen mirë. Veç imazhit të mrekullueshëm të Gretës dhe zërit karakteristik të saj, tashmë vëmendja përqendrohet edhe tek Eni, motra e vogël. “Shpresë kërkon nga ti”, është titulli i këngës së parë, e cila pritet të dalë fuqishëm në treg. Në fakt surpriza nuk është vetëm kjo. Shumë shpejt, Greta do të lançojë klipin më të ri, një bashkëpunim me Stinen, surprizë kjo që pritet të zbulohet së shpejti.
Tashmë nga familja Koçi po lind një tjetër talent. Është vajza e vogël Eni. Si u zbulua talenti?
Talenti është e lehtë të zbulohet. Shenjat e para s’diskutohet që jepen që në moshë të vogël. Ashtu siç ka ndodhur dhe me mua, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Enin. Besoj se të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë, që të dalim para pasqyrës dhe të këndojmë, të ndihemi sikur jemi në një skenë gjigande, plot drita dhe përpara një publiku të madh! Kështu ndodhi dhe me Enin dhe ne si familje e dëgjonim dhe arritëm të vinim në dukje veshin muzikor absolut që ajo kishte dhe pasionin e dashurinë e madhe për muzikën. Tashmë ka ardhur momenti ku Eni duhet të prezantohet përpara një publiku më të gjerë dhe jo më në festivalet e fëmijëve ku merrte pjesë, madje vlerësohej me çmime. (more…)

