-
Artikujt e fundit
-
Komentet e fundit
- arberesha on Zbulohet “rivalja” e Greta Kocit
- kushtrim on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona dhe elona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- lela on Lidhja sekrete e Alban Skenderajt me kengetaren Miriam Cani

Kjo është edhe kopertina që i përket albumit të ri të grupit kosovar Tingulli 3nt. Fansat e cilësojnë si më të mirin të realizuar gjatë gjithë kohës që janë në majat e suksesit. Sigurisht kënga ‘Kalle’ është edhe ajo që promovon albumin, një përzgjedhje shumë e mirë dhe interesante kjo n ga djemtë e grupit. Në album gjendet edhe një duet me Sonin me këngën “Më merr” ku në rrymën R&B Soni ka dhënë maksimumin duke e kthyer duetin në më të mirin e grupit gjatë viteve të fundit.
Të tjera këngë tashmë të njohura për publikun që gjenden në albumin e ri janë edhe: “SuperStar”, “Ana djath Ana majt” dhe “DESHU” që është një bashkepunim me Dj BLUNT. Dora e Blunt ndihet kudo ne album por “Deshu” duket se është diçka e re për muziken shqiptare. Albumi mban titullin “Pika për vesh”, dhe mesa duket suksesi e karakterizon përsëri pasi në bazë të informacioneve të marra, ai po ecën shumë mirë në treg.
Burimi: Revista Bluetooth

Fama e tyre në Shqipëri do të mbërrinte vetëm pas bashkëpunimeve të tyre me këngëtaret më seksi të Shqipërisë. Grupi kosovar “Tingulli 3nt”, që theu rregullat e etikës me tekstet e tyre në bashkëpunimin me Çiljeta Xhilaga e më pas me Elvana Gjatën, sigurisht që sot janë nga më të adhuruarit e vajzave shqiptare.
E reja që na vjen prej tyre këtë herë është albumi i tyre i ri, që pritet të dalë në fund të pranverës. Album që shënon edhe të pestin në karrierën e tyre. (more…)
