Publikuar me March 17, 2008 nga AlbanianSound

Ka vetëm pak ditë, që është kthyer në Tiranë për të vënë në skenë “Moulin Rouge”. Një music hall, sensual i ëmbël dhe i luajtur me sukses në shumë skena të botës, do të vijë së shpejti në kryeqytet nën interpretimin dhe idenë e Elsa Lilës. Këngëtarja e cila e la Tiranën gati një muaj më parë është rikthyer për një qëndrim më të gjatë. Pas punës në Paris ajo ka nisur të punojë këtu duke menduar në gjithë detajet shfaqjen, që pritet të jetë në skenë në fund të muajit prill.
Së bashku me Elsën, e cila do të performojë jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore balerinë, do të jetë edhe një aktor i ri, student i Akademisë së Arteve. Mësojmë gjithashtu, se këngëtarja ka marrë përsipër të ideojë dhe të ndërtojë gjithë përmbajtjen e shfaqjes, duke na sjellë kështu një imazh të kompletuar të saj si artiste. Kështu, pas performancës si prezantuese në Festivalin e Këngës në “RTSH”, Elsa Lila pritet të dhurojë për publikun, një tjetër performancë interesante
në një zhanër muzikor sa të vështirë aq edhe kompleks. (more…)
Publikuar me February 24, 2008 nga AlbanianSound

Tre etheistet rrëfejnë emocionet para natës finale.
Janë të treja shumë të reja, por të sigurta drejt mbrëmjes finale. Dorina Xërxa, Kejsi Tola dhe Dorina Garuci janë tashmë vajzat finaliste të spektaklit “Ethet”. Ndërsa i gjejmë duke punuar në studiot e Top -Albania Radios,duke lënë mënjanë modestinë ato nuk e mohojnë dëshirën dhe synimin, për të triumfuar mbrëmjen e së dielës në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Gjatë gjithë këtyre javëve në skenë janë përpjekur të japin më të mirën dhe njëkohësisht të ndërtojnë personalitetin e tyre artistik, për të fituar më shumë se zemrën e jurisë, votat e tyre, të cilat vendosin për më të preferuarën.Por cila prej tyre është më pranë fitores?
Nëse do t’iu referohemi fjalëve të vajzave, duhet të themi që secila ka shanse të barabarta. Nëse do t’i referohemi punës dhe talentit të tyre, duhet të themi të njëjtën gjë. Janë duke punuar shumë dhe dukë kërkuar strategjitë me të cilat mund të shpallen fituese. Është një garë në të cilën duhet të pranojmë se ka edhe shumë egoizëm.Pavarësisht se marrëdhëniet mes tre finalisteve janë shumë të mira dhe ato shprehen, që janë mikesha mes tyre, por kur vjen çështja tek nata finale, përgjigja është e njëjtë nga të treja: “Do doja të isha unë fituesja”. Sepse të gjitha kanë shkuar aty për të fituar. Prejardhjet e tyre janë të ndryshme.Dorina nga Kosova, Kejsi nga Tirana dhe Dorina tjetër nga Shkodra. (more…)
Publikuar me February 14, 2008 nga AlbanianSound

Duket se eshte larguar per pak kohe nga qyteti ku banonte, Londer, per te jetuar ne Tirane. Kengetarja e njohur Ledina Celo ka vendosur qe te kaloje festen e te dashuruarve ne kryeqytet, por kete here pa bashkeshortin e huaj, me te cilin flitet qe ajo eshte martuar ne Angli. Ndersa sapo ka blere edhe nje makine “Volksvagen” me ngjyre te bardhe, nje dhurate qe thuhet se ajo i ka bere vetes me rastin e 14 shkurtit, sepse sic duket, Ledina nuk ka me nje njeri perkrah me te cilin mund te ndaje diten e te dashuruarve.
Burimi: Gazeta Korrieri
Publikuar me February 13, 2008 nga AlbanianSound