-
Artikujt e fundit
-
Komentet e fundit
- arberesha on Zbulohet “rivalja” e Greta Kocit
- kushtrim on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona dhe elona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- egzona on Shpati dhe Aferdita, ju tregojme sekretet e lidhjes tone
- lela on Lidhja sekrete e Alban Skenderajt me kengetaren Miriam Cani

“Parajsa pa dritë”, është kjo kënga me të cilën Besmir Metani është rikthyer në skenën muzikore. Ka më shumë se një vit, që Besin nuk e kishim parë të impenjuar në aktivitete të ndryshme muzikore në vend.
Dhe në fakt kishim menduar se ai kishte dhënë dorëheqjen nga muzika për t’u fokusuar më shumë tek studimet për drejtësi. Por me sa duket ish-etheisti ka vendosur ta mbajë të gjallë këtë ndjenjë edhe për shumë kohë. Pjesëmarrja e tij në Top-Fest e vërteton qartë këtë fakt. Florian Binaj, ose polici i “Portokalli” ka shkruar vargjet të cilat janë kompozuar nga Behar Strumi dhe kanë krijuar këngën “Parajsa pa dritë”. (more…)

Ka nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin, këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj, në fillim të muajit mars. Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet të vendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupë baleti.
Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistike të vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit. Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. (more…)

Është një baladë rroku, kënga me të cilën Besa do të jetë këtë vit në Top Fest. Këngëtarja e cila vitin e kaluar nuk mungoi thuajse në asnjë aktivitet muzikor në kryeqytet, duket se edhe këtë vit e ka nisur me projekte konkrete. Prej disa javësh ajo ka qenë në Rumani dhe është kthyer, që andej me këngën e përfunduar. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Daniel Aleksandrov, kompozitor edhe i këngës me të cilën Besa u prezantua vitin e kaluar në festivalin “Kënga magjike”.
Po kështu i njëjtë është edhe autori i tesktit, Olti Curri. “Është një baladë rroku dhe mund të them, ndër më të preferuarat e mia”, tregon këngëtarja. “Është një nga ato gjëra, që më pëlqejnë dhe ku ka shumë dashuri”, pohon ajo, duke shtuar se kënga do të prezantohet në Top-fest, shumë shpejt. Besa thotë se përveç këngës, risi do të ketë edhe në prezantimin e saj skenik, të cilin është duke e menduar në detaje për të sjellë ndryshime dhe veçori, që do të përshtaten edhe me stilin e këngës. Ndërkohë, përveç Top-festit ajo shton, se është duke punuar paralelisht edhe për albumin e saj të dytë, që pritet të jetë në tregun muzikor brenda 6 muajve. Sa për jetën private? Gjithçka shkon mirë me bashkëjetesën, por ajo nuk është gati për martesë. Ndjehet e vogël për një hap të madh.
Burimi: Gazeta Panorama
Janë përballur të gjithë me imazhin e këtij edicioni të ‘Top Fest’. Që prej së hënës ka nisur gara e këngëve, tani për tani në fazën e prezantimit të tyre. Në një transmetim të drejtpërdrejtë të çdo dite këngëtarët performojnë këngën me të cilën do të marrin pjesë në netët e mëdha, dhe më pas ndonjë këngë përshëndetëse. Ajo që të bie shumë në sy është organizimi në formë edhe më perfekte i këtij viti, falë mjeshtërisë së Bojken lakos dhe stafit realizues.
Një paradë e shumëllojshme këngësh moderne që vijnë për kënaqësinë e publikut, për t’u bërë të njohura për veshin e dëgjuesve të cilët do ta kenë më të lehtë të përzgjedhin në netët finale. (more…)

