Kejsi Tola: Si triumfova tek “Ethet”

Kejsi Tola

Ka punuar shumë për të gjetur rrugën e fitores dhe ia ka dalë falë fuqisë vokale. Vajza “surprize” tregon prapaskenat.

Kejsi Tola është fituese e edicionit të katërt të “Etheve”. Pas një beteje të gjatë dhe të vështirë, vajza vlonjate ka triumfuar mbrëmjen e së dielës në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Gjatë gjithë këtyre javëve në skenë, Kejsi Tola ka ecur me një ritëm dhe njëkohësisht me një personalitet artistik që e dallonte qartë nga të tjerët, çka ka bërë që ajo të lërë mbrapa konkurrentët e tjerë. Mes konkurrencës së fortë me Dorina Garucin, ajo arriti të triumfojë mbrëmjen e së dielës. Ka punuar shumë për të gjetur rrugën e duhur drejt fitores. Mesa duket, nuk i është dashur të përdorë ndonjë strategji të veçantë apo kompromis tjetër, pasi fuqia e zërit të saj ka folur vetë. Përballje e ashpër, e fortë, e pamëshirshme, me gjithë forcën dhe energjinë e gurmazit, një sprovë që ka treguar qartë aftësitë e Kejsit. (more…)



Ethet 4, finalja: Kejsi Tola triumfon!

Kejsi Tola

Shpallet fituesja e edicionit të katërt të Etheve: ajo është Kejsi Tola. Kejsi mori 4692 vota nga Shqipëria dhe Kosova. Një performancë te shkëlqyer pati edhe vajza që mori cmimin e dytë, Dorina Garuci. Ndersa vendin e trete e mbajti vajza nga Gjakova, Dorina Xerxa. Por sic dihet, në gara të tilla ka gjithmonë vetëm një të parë. Stafi i AlbanianSound.com i uron të gjithë finalistëve suksese!

Burimi: WelcomeAlbania.com