Tuna: E verteta e ndarjes nga Merti Asllani

tuna

Arsyeja pse mori fund lidhja e bujshme e këngëtares maqedonase Altuna Sejdiu me Mertin, vëllain e Bertan Asllanit. Ajo rrëfen për herë të parë për gazetën “Panorama” se nuk është e lidhur për momentin, dhe se me Mertin s’ka qenë asnjëherë e fejuar:

Tuna me çfarë po merreni aktualisht në krijimtarinë tuaj muzikore?

Për momentin po punoj me disa projekte muzikore të cilat dua te mbeten sekret për publikun.

Jeta juaj në Selanik, ndërsa vazhdoni studimet atje cila është?

Jetë e rëndomtë studentore, me shumë shopping.

Një vajzë rebele dikur në kenë, tani e maturuar e natyrisht me më shumë klas. Ku mendoni se ju çon ky imazh i ri?

Vitet bëjnë të vetën. Nuk do të thotë që nuk jam më rebele nëse vesh diçka më serioze…Rebelizmin thjesht e kam në gjak.

Jeni shprehur për një bashkëpunim tjetër me këngëtar shqiptar, pas duetit me Jonida Maliqin. Por që këtë herë do të ishte këngëtar mashkull. Eshtë konkretizuar diçka? (more…)



Altuna Sejdiu: Ja dashuria ime

Altuna Sejdiu: Ja dashuria ime

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, së fundi është duke zhvilluar përgatitjet e saj për pjesëmarrjen në festivalin e “Eurovizionit”, festival i cili mbahet në Serbi. Po ashtu, Tuna është në përmbyllje të studimeve në Selanik. Ndërkohë pranon se janari i këtij viti ka qenë pasiv sa i përket anës profesionale të saj, por ajo premton se këtë vit do ta përmbyllë më suksesshëm se kurrë më parë.

-Cilat janë të rejat e fundit nga Tuna?“Kohët të fundit i gjithë fokusi im është përqendruar në festivalin e “Eurovizionit” në Maqedoni. Po merrem me përgatitje rreth prezantimit tim skenik, interpretimit dhe detajeve tjera. Në plan privat, para disa ditësh mbarova edhe këtë semestër dhe u transferova në Selanik, ku do t’i ndjek studimet për vitin e fundit. Do të jem tri ditë në javë atje dhe ditët tjera në relacionin Shkup-Prishtinë”.

-Cilat janë ndryshimet e Tunës kohët e fundit si nga pamja, ashtu edhe nga karakteri?

“Nga pamja nuk kam bërë ndryshime drastike kohët e fundit dhe nuk planifikoj të bëj më. Ndërsa nga karakteri kam ndryshuar shumë, në aspektin pozitiv. Tani mendoj dhe veproj ndryshe nga para disa vitesh, sepse vetë “show biznesi” më bëri më të pjekur”. (more…)



Tuna ne sfide me Adrian Gaxhen

Adrian Gaxha - Altuna Sejdiu

Edhe pak ditë na ndajnë që të mësohet se kush nga këngëtarët Maqedonas do të përfaqësojë këtë vend në Eurovizion. Gara mbetet e fortë mes Tunës dhe Adrian Gaxhës të cilët po konkurojnë njëri-tjetrin se cili prej tyre do të arrijë të prekë skenën e madhe të Beogradit, vendi në të cilin këtë vit organizohet festivali i këngës Europiane.

Dy këngëtarët më favorit konkurojnë mes 15 sfidantëve të cilët marrin pjesë në këtë përzgjedhje. Pak kohë më parë e ftuar për të kënduar ishte edhe Big Mama në bashkëpunim me Bojan por pas disa ankesash organizatorët vendosën që sëbashku me 5 konkurues të tjerë, edhe Big Mama e Bojan të liheshin jashtë konkurimit. (more…)