
Pas përfundimit të spektaklit, flasin fituesja Kejsi Tola dhe dy Dorinat.
Kejsi Tola: “Qava kur përqafova Garucin”.
Dorina Garuci: “Vendi i dytë?! Mirë dhe jo mirë”.
Dorina Xërxa: “Jam më tepër rrok, se pop”.
Për Dorina Xërxën, “Ethet” kanë qenë vërtet një eksperiencë e bukur, gati si një lloj pikniku eksplorues në zona të panjohura dhe çlodhës njëkohësisht. Temperamenti i saj tërësisht sportiv nuk e lejon t‘i vendosë vetes barra të rënda psikologjike apo ankthe mbi fatin e saj. I mjafton një siguri mbi veten; një bindje se di të bëjë diçka dhe madje shumë mirë. Mbrëmë ajo ishte e eliminuara e fazës së parë të finales, pasi u kishte “mbijetuar” disa nominimeve, por që gjithmonë ia kishte dalë të mos ishte ajo që duhej të largohej. Mbrëmë nuk ndodhi kështu, por asgjë nuk ka ndryshuar në temperamentin e saj prej “macke të lezetshme”. Ja si shprehet për veten vajza nga Gjakova, e cila ndjek studimet e mesme për matematikë dhe informatikë?
Si është lidhja juaj me këngën?
Që e vogël më ka shoqëruar një prirje për të kënduar, por në skenë nuk isha ngjitur ndonjëherë, pasi aktiviteti im si këngëtare është zhvilluar deri më sot nëpër lokale, ku interpretoj live. (more…)
