Vesa Luma: Te jesh seksi eshte plus per nje femer

Vesa Luma

Vera e ketij viti e ka gjetur shume prane publikut shqiptar. Jo vetem me turnete e koncerteve ne te gjithe vendin, por edhe fale dy kengeve te reja, qe Vesa Luma ka lancuar. “Ik kur te le une” dhe “Eja”, ndonese me dy tituj qe sjellin kuptime krejt te ndryshme, e prezantojne Vesa Lumen energjike, te gjalle dhe plot risi. Sigurisht nje pjese e ketij suksesi veror i dedikohet edhe bashkepunimit te fundit me Turin, e “Produkt 28”.

Kenga e fundit, qe ke lancuar eshte “Eja”, nje bashkepunim me Turin e “Produkt 28”. Si lindi iedja per kete duet?

Ishte ftesa e Turit, e cila me beri shume pershtypje, sepse gjithmone me kane pelqyer kenget e “Produkt 28”, por Turin e kam njohur edhe me heret, ndaj e pranova me shume kenaqesi.

A eshte kjo kenge nje menyre per te bere me shume fansa ne Shqiperi?

Une faktikisht e kam filluar karrieren muzikore ne Shqiperi dhe kjo kenge them, qe me shume eshte nje bashkepunim i shendoshe mes dy kengetareve, qe jetojne ne vende te ndryshme, por me publik te njejte. (more…)



Turjan Hyska dhe Vesa Luma - Eja (video)



Nje zemer edhe per Vesa Lumen

Vesa Luma

Vesa Luma, këngëtare e njohur, rrëfen për herë të parë sesi prej disa vjetësh është duke përjetuar një histori dashurie me Gencin, një regjisor kosovar.

Ka kaluar pak kohë nga promovimi i albumit të këngëtares Vesa Luma, që mban titullin “Të kam dashur shumë”, një album kushtuar babait të saj, që nuk jeton më. Biondina e “Ethe-ve” Vesa Luma, nuk nguron të zbulojë edhe disa detaje mbi jetën e saj private. Prej disa vjetësh është duke përjetuar një histori dashurie me Gencin, një regjisor kosovar. Vajza nga Prishtina nuk di të ndalet, duke ia dalë mbanë mes dy profesioneve të saj. Kënga dhe gazetaria janë profesionet e pandashme për Vesa Lumën. Në fakt nuk është hera e parë që këngëtarja nga Kosova pranon një gjë të tillë, duke rrëfyer se së shpejti do të drejtojë një emision televiziv të ri, në RTK. Ndër kaq në sferën muzikore po përgatit një videoklip të ri, që pret ta hedhë në treg së shpejti. Gjithë këto detaje Vesa i bën të ditur gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Korrieri”.

-Sapo keni hedhur në treg një album të ri me titull “Të kam dashur shumë”. Pse pikërisht zgjodhët një titull të tillë për albumin tuaj? Sa këngë përmban albumi?

“Në fund të dhjetorit nxora albumin, që është thjesht një përmbledhje e këngëve të mia, me të cilat kam punuar shumë gjatë dhe me përkushtim. “Të kam dashur shumë” është një ndër këngët e albumit, një baladë bërë nga Flori kohë më parë, ndërsa kënga edhe pse është temë tjetër, titulli ka koinçiduar me gjendjen  time emocionale, duke pasur parasysh që këtë album ia kam dedikuar babait tim të ndjerë, të cilin e kam dashur shumë dhe vazhdoj ta kem engjëll mbrojtës unë dhe familja ime”. (more…)



Top Fest 5: Vesa Luma - Edhe per mua do te kete nje zemer