
U përzgjodhën si absolutisht më të mirët dhe në duar u erdhi surpriza më e madhe që mund të kishin ndonjëherë. Televizioni Publik Polak disa ditë më parë ftoi për të performuar në një emision live, tre djemtë e grupit “West Side Family”.
Një privilegj shumë i madh ky për ta, ku ndërmjet shumë artistëve shumë të mirë shqiptarë, u përzgjodhën pikërisht ata për të përfaqësuar vendin tonë.
Do të udhëtonin drejt Polonisë në datën 24 Shkurt, duke marrë me vete emocionet dhe vlerësimet maksimale që i bëhet këtij grupi nga publiku mbarëkombëtar, por jo çdo gjë eci mirë. Ambasada polake në Shqipëri nuk i pajisi 3 djemtë me vizë në kohën e kërkuar për të qenë pjesëmarrës në emision, por viza do të ishte në pasaportat e tyre disa ditë më vonë, duke bërë që ta harrojnë kështu surprizën e madhe. (more…)





