West Side Family nuk pajisen me vize nga Ambasada Polake

West Side Family

U përzgjodhën si absolutisht më të mirët dhe në duar u erdhi surpriza më e madhe që mund të kishin ndonjëherë. Televizioni Publik Polak disa ditë më parë ftoi për të performuar në një emision live, tre djemtë e grupit “West Side Family”.

Një privilegj shumë i madh ky për ta, ku ndërmjet shumë artistëve shumë të mirë shqiptarë, u përzgjodhën pikërisht ata për të përfaqësuar vendin tonë.

Do të udhëtonin drejt Polonisë në datën 24 Shkurt, duke marrë me vete emocionet dhe vlerësimet maksimale që i bëhet këtij grupi nga publiku mbarëkombëtar, por jo çdo gjë eci mirë. Ambasada polake në Shqipëri nuk i pajisi 3 djemtë me vizë në kohën e kërkuar për të qenë pjesëmarrës në emision, por viza do të ishte në pasaportat e tyre disa ditë më vonë, duke bërë që ta harrojnë kështu surprizën e madhe. (more…)



West Side Family përzgjidhen nga Televizioni Publik Polak

Landi - West Side Family

Landi rrefen surprizen “Si u zgjodhëm mes gjithë artistëve të tjerë shqiptarë”.

Përzgjidhen si absolutisht më të mirët dhe ja ku ku vjen surpriza më e madhe që mund të kenë marrë ndonjëherë. Televizioni Publik Polak ka ftuar për të performuar në një emision live, tre djemtë e grupit “West Side Family”. Ata do të udhëtojnë drejt Polonisë në datën 24 shkurt, duke marrë me vete emocionet dhe vlerësimet maksimale që i bëhet këtij grupi nga publiku mbarëkombëtar. Në këtë intervistë, një prej pjesëtarëve të grupit, Landi tregon ekskluzivisht për “Bluetooth”, ofertën e papritur dhe përzgjedhjen e “West Side Family” në morinë e artistëve të tregut muzikor shqiptar. Veç kësaj ai flet dhe për jetën private, çështjen e shumëpërfolur, marrëdhënien e tij me politikën etj.
Si e pritët ofertën nga televizioni polak?
Së pari më lejoni të falënderoj në emër të grupit disa persona që ndërmjetësuan për vajtjen tonë atje dhe ata janë: Suela Proko (e cila mundësoi adresat e e-mail, tel etj. Po kështu edhe numrat e kontaktit të agjencisë), Marta Przenioslo (është një vajzë polake, e cila ka studiuar në Shqipëri dhe i ka sugjeruar emisionit të mundësojë prezencën e “West Side Family” në këtë emision) dhe zotin Astrit, i cili gjithashtu ka ndërmjetësuar dhe po na ndihmon me procedurat pranë Ambasadës polake. Edhe një herë, faleminderit!
Është një ndër gjërat që “West Side Family”, jo vetëm që do ta kujtojnë gjatë, por edhe do të jenë krenarë. E themi këtë, pasi është një privilegj i madh që ndërmjet mjaft artistëve shumë të mirë shqiptarë, përzgjidhemi ne për të përfaqësuar vendin tonë. (more…)



West Side Family - Mesazh, live ne Blue Jeans



Tekste: West Side Family - Ne krahet e tua

Ngrihesh fillon ecën,
kur gjunjet ty s’te mbajnë,
ti qan e brenda vetes, qesh
për të mos u pare heyyy,
je derrmuar ti tani po zvarritesh,
por ke kemb te forta
ke filluar qe te rritesh.

Furtun ke para vetes,
po mbahesh përsëri
ti se di çdo të thotë,
po ke rrugën ne marrezi,
ne mes mbaron gjithçka
si një film qe sapo pritet,
ky film po vazhdon e s’te fshijnë dot me vitet
te shtrengoj fort te prek te puth, ti e di
unë rrugën prap vazhdoj po kam lot ne syt e mi
me dhemb zemra qe s’te kam
po shpirt un ty te kam
çdo ditë prap me ty lind
dhe është fal teje qe unë jam
me ler te jem tii nëse nesër s’do të jesh
me ler te shoh ne sy nëse sy nuk do të kesh
më merr me jep forc ne rrugën time te di
gjithë rrugët e zemrës time ecin…
me çojnë te tek ti…

REFRENI

Ne krahet e tua te jem
kur un force mos te kem,
do të vij e do të mbaj shpirt
gjer sa dhimbja te shkoj tej…

Syte e tu do të jenë
errësirë të mos ndejsh
do të flas me zërin tënd
te kam jet te kam për jet…

Ne krahet e tua te jem
perqafimin do ndjej
do jetoj me frymën tënde
sa dhe fundi frik te këtë

Dhe ne enderra më vjen
për çdo nate shpiriti ndjen
doren tënde ne trupin tim
me perkedhel e ëmbel me flet
për jetën tonë…

Ne krahet e tua do jem…

Flete te bardha shoh ne librin,
e jetës sime
si një shpirt i burgosur
qe mban frymën me kujtime
me ndodh te jem pa ty
nëpër turma i harruar
një njeri qe nuk jam me
po dikur kam existuar.

Jete kam,
nga buza jote me ty pranë
un e ti ishim dikur
perjetsishte te pandare.

Kur qeshje qeshje dhe afroheshe pranë meje,
flisje, humbisja ne puthje me dehje
rrembeje qenien time gjithçka,ishim diku
do të jemi prap bashke kurrë mos thuaj kurrë
fati gjithmonë ecën, për ku jo nuk e di,
por di qe rrugët e zemeres sime
me çojnë tek ti…