Tuna ne sfide me Adrian Gaxhen
Edhe pak ditë na ndajnë që të mësohet se kush nga këngëtarët Maqedonas do të përfaqësojë këtë vend në Eurovizion. Gara mbetet e fortë mes Tunës dhe Adrian Gaxhës të cilët po konkurojnë njëri-tjetrin se cili prej tyre do të arrijë të prekë skenën e madhe të Beogradit, vendi në të cilin këtë vit organizohet festivali i këngës Europiane.
Dy këngëtarët më favorit konkurojnë mes 15 sfidantëve të cilët marrin pjesë në këtë përzgjedhje. Pak kohë më parë e ftuar për të kënduar ishte edhe Big Mama në bashkëpunim me Bojan por pas disa ankesash organizatorët vendosën që sëbashku me 5 konkurues të tjerë, edhe Big Mama e Bojan të liheshin jashtë konkurimit.
Deri para këtij vendimi Tuna, Big Mama dhe Bojan, si dhe Maja Vukicevic ishin tre më të preferuarit por me ikjen e këtyre të fundit, Tuna u shndërrua në favoriten kryesore. Ndërsa gjithçka lihet në pritje të 23 Shkurtit, mbrëmjen kur do të zhvillohet dhe finalja e festivalit në Maqedoni, fansat përkrahin Tunën, ndaj ‘rivalit’ të saj në dukje I fortë në konkurim Adrian Gaxha. Mendimi i pjesës më të madhe të tyre është që këngëtarja e meriton të ngjitet në skena të mëdha dhe të klasifikohet tek më të mirat. Duke pritur surprizën e madhe, të gjithë që preferojnë Tunën, po qëndrojnë me gishtat të kryqëzuar për një fitore të saj.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Artikuj te ngjashem:
- Adrian Gaxha shkon ne Eurovizion
- Tuna: E verteta e ndarjes nga Merti Asllani
- Altuna Sejdiu: Ja dashuria ime
- Big Mama me me pak kilograme, show ne pub-et e Tiranes
- Tuna, e dashuruar me nje djale tjeter?
- Olta Boka, 3 here 16
- Kejsi Tola: Ne Eurovizion do te kendoj vetem, dueti me Flaken eshte thashethem







ta ha att zemer po llokum je///..