West Side Family “Jehona” per Edi Ramen

west side family - edi rama

Në vitin 2003 kur Edi Rama kandidonte për herë të dytë për të marrë kreun e bashkisë së kryeqytetit ai solli një risi të vërtetë. Një këngë me grupin më të pëlqyer të të rinjve “West Side Family”, dhe pikërisht këngën “Tirona”. Ajo që nuk ishte parë kurrë më parë ndodhi. Edi Rama i këndonte qytetit të tij, me tre prej djemve më trend, Landi, Dr.Flori dhe Miri. Kënga pati një sukses të madh dhe qarkulloi jo vetëm në televizionet shqiptare, por ishte një nga këngët më të klikuara në internet apo edhe zile celulari për shumë të tjerë. E njëjta atmosferë kërkohet sërish.

Të njëjtën ofertë Edi Rama u ka bërë sërish djemve edhe këtë herë në këtë prag fushate. Por ndryshe nga e para tashmë ai e ka kërkuar këtë si kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kënga padyshim që duhet të jetë për gjithë Shqipërinë. Por ndërsa flitet lart e poshtë për një këngë të re, duket se ajo eshte realizuar tani dhe mbahet shume sekret. Arsyeja?


Dy prej djemve të këtij grupi Landi dhe Dr.Flori kanë treguar dy versione të ndryshme për këtë çështje dhe vërtet e kthejnë këngën në një “sekret shtetëror”. Por duket se “Jehona” e këngës ka kapërcyer tani kufijtë e Ramës dhe të PS. Edhe titulli i saj do të jetë “Jehona”. Dr.Flori ngulmon se “nuk do të ketë një këngë me Ramën këtë herë për fushatë. Edhe pse është folur që të realizonim një këngë të re, bashkëpunim nuk do të ketë”. Ai nuk jep asnjë motiv për këtë gjë dhe ndihet i lodhur nga mediatizimi i madh i kësaj kërkese që u është bërë. Nuk pranon të thotë se kush nga palët është tërhequr duke thënë se “ne jemi një grup që bëjmë muzikë dhe kjo është më e rëndësishmja për ne”.

Landi, anëtari tjetër i West Side Family na zbardh me tej rreth kësaj ngjarjeje. “Në fakt ne na kanë bërë oferta për të bashkëpunuar tre partitë; Partia Socialiste, Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ne ende nuk kemi vendosur se me cilën prej tyre do të bashkëpunojmë. Ne si grup nuk na intereson kahu i partisë. Ky është një biznes në këtë rast dhe ne do të zgjedhim ofertën më të mirë. Jashtë bashkëpunimit në këngë dëshirojmë që me këto zgjedhje të bëhet më e mira për Shqipërinë”, tregon Landi i cili shton se “pavarësisht realizohet ose jo bashkëpunimi, ne nuk merremi me çështje partiake. Kështu ne do të jemi të shtunën në koncertin që organizon Bashkia e Tiranës me rastin e futjes së Shqipërisë në NATO”. Por në fakt grupi West Side Family është popullarizuar në bashkëpunimin me Ramën dhe një devijim i tyre ndoshta nuk do të ishte i mirëpritur. Gjithsesi ende nuk është thënë fjala e fundit.

Bluetooth




Artikuj te ngjashem:

2 Komente to “West Side Family “Jehona” per Edi Ramen”

Trackbacks

  •