Zanfina Ismajli ben nje hit me DJ Blunt

Zanfina Ismajli - DJ Blunt

Këngëtarja e njohur kosovare, Zanfina Ismajli do të punojë një këngë dhe një video me rep-këngëtarin e njohur DJ Blunt, ka thënë një burim shumë i afërt me këngëtaren. Sipas këtij burimi, Zanfina është duke punuar një këngë me DJ Blunt, të cilin do ta jape për adhuruesit e saj në Kosovë dhe Shqipëri gjatë muajve të verës.

Mësohet po ashtu se kënga është shumë seksi dhe me skena të nxehta, që sigurisht do të mbahet mend për një kohë të gjatë në Kosovë dhe Shqipëri. Blunt kohëve të fundit ka pasur një krizë, pasi është larguar nga ‘Baba Records’, ndërkaq mësohet se ai është duke punuar edhe një këngë që është kundër Getoar Selimit dhe grupit ‘Tingulli 3NT’. Ndërkaq, Zanfina po ashtu pritet që gjatë kësaj vere të lëshojë disa “single” të rinj në qarkullim, por edhe video, të cilat tashmë kanë filluar të xhirohen në Kosovë.

Bluetooth




Artikuj te ngjashem: