Zbulohet lidhja pese vjeçare e Zanfina Ismajlit

Zanfina Ismajli

Gjithmonë në Tiranë ka ardhur e shoqëruar nga nëna e saj. Asnjëherë nuk është përfshirë në shoqëritë shqiptare dhe ka qëndruar indiferente ndaj njohjeve të reja. Kjo pasi këngëtarja e bukur dhe seksi Zanfina Ismajli është e dashuruar. Dhe madje ka një lidhje pesë vjeçare.

Por ajo gjithmonë është treguar hermetike dhe nuk ka dashur të flasë për jetën e saj private. I dashuri i Zanfinës është Faton Shoshi, një biznesmen i njohur në Kosovë dhe ka një pasuri të madhe te patundshmërive në Kosovë.


Gjithashtu ai identifikohet në Prishtinë si pronar i tetë makinave, që ia ka blerë nëna e tij, të gjitha këto makina të tipit të ri. Fatoni ndërkaq është adhurues i sporteve ekstreme dhe i futbollit. Ai është student në fakultetin ekonomik, në vitin e tretë.

FESTA
Këngëtarja Zanfina Ismajli, ka festuar bashkë më të dashurin e saj Faton Shoshi ditëlindjen e motrës se saj, Ema Ismajli në një lokal të Prishtinës. Zanfina, e cila është në lidhje të gjatë me Fatonin duket se ende kanë një lidhje të suksesshme dashurie, pavarësisht thashethemeve të shumta të cilat kanë treguar për një ndarje të këtij çifti nga gazeta të ndryshme shqiptare. Festimi ditëlindjes se Emës është bërë në njërin prej lokaleve më të njohura në Prishtinë, ku kanë festuar deri në orët e vona të natës. Ndërkaq, këngëtarja Ismajli, për momentin i ka thënë ndal intervistave, pasi sipas saj, kohëve të fundit ka pasur shumë thashetheme për të që e kanë dëmtuar reputacionin si këngëtare dhe kanë prekur në moralin dhe etikën e saj.

Bluetooth




Artikuj te ngjashem:

2 Komente to “Zbulohet lidhja pese vjeçare e Zanfina Ismajlit”

Trackbacks

  •